Manifestuesit anti-green pass sulmojnë Konfederatën e Punës në Itali
Manifestuesit No Green Pass, No Vax e militantë të ekstremit të djathtë të Forza Nuova sulmojnë selinë e Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës (CGIl) në Romë.
Protesta e dhunshme vijon në disa sheshe në qendër të Romës.
Ndërkohë, ka reaguar edhe kryeministri Mario Draghi i cili shpreh solidaritetin ndaj sekretarit të përgjithshëm të CGIl Maurizio Landini.
"E drejta e manifestimit të ideve personale nuk mund të degjeneroj në akte dhune, kërcënimi i agresiviteti. Sindikatat janë një themel i demokracisë e i të drejtave të punëtorëve. Kërcënimi ndaj tyre është i papranueshëm."
Më 15 tetor në Itali bëhet i detyrueshëm Green Pass për punonjësit e sektorit publik e privat.
Po ashtu ka reaguar edhe lideri i Lidhjes, Matteo Salvini i cili tha se dhuna është e papranueshme e nuk është kurrë zgjidhja.
"Dhuna është e papranueshme e nuk është kurrë zgjidhja. Mos të ngatërrojmë dhunën e disa kriminelëve me kërkesat e arsyeshme të atyre që duan të mbrojnë shëndetin, lirinë, të drejtat e punën."
