“Ishte erë e rëndë", 25-vjeçarja gjendet e varrosur poshtë shkallëve
Joice Maria da Gloria Rodrigue, 25-vjeçarja braziliane që ishte shpallur e zhdukur prej ditësh, është gjetur e varrosur brenda një muri.
Krimi u zbulua të martën kur pronari i kantierit vuri re se diçka nuk ishte në rregull dhe thirri policinë.
Policia gjeti trupin e zhveshur të Joice me një bluzë në qafë pasi hapi një vrimë në murin nga dyshohej se vinte aroma e rëndë.
Policia beson se dy punëtorët e mbytën 25-vjeçaren pas një zënke, dhe vazhduan punën për ditë të tëra sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Viktima jetonte me burrin e saj dhe dy vajzat në qytetin brazilian të Sao Vicente, ku ndodhi krimi.
Pasi ajo vizitoi gjyshin e saj në shtëpinë e tij më 27 shtator, u zhduk. Trupi i saj i vdekur u gjet tetë ditë më vonë dhe policia arrestoi dy të dyshuar, një murator 56-vjeçar dhe një kontraktues 35-vjeçar.
Ky i fundit mohoi përfshirjen në krim, por 56-vjeçari rrëfeu se kishte vrarë të renë dhe kishte fshehur kufomën e saj.
Ai gjithashtu i tha policisë se kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan para vdekjes së saj, sipas medieve lokale.

Sidoqoftë, policia nuk e ka përjashtuar mundësinë e abuzimit seksual dhe po pret përgjigjet e autopsisë për të përcaktuar nëse është kryer krim i natyrës seksuale. Dy të arrestuarit po mbahen në paraburgim, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë./OraNews/
