Interviste ekskluzive me fituesin e Nobelin për paqen Giorgio Parisi: Nuk kam pasur fatin të vizitoj Shqipërinë

I pëlqen të kërcej vallen greke, thotë se nuk ka pasur fatin të vizitoj Shqipërinë, luan shah por ka dhe aftësinë të shpjegoj në mënyrë modeste e të thjeshtë me një copë letër të zhubrosur, punën e tij shumëvjeçare që e çoi të vlerësohet me çmimin Nobel 2021, në Fizikë.

Ky është shkencëtari Giorgio Parisi 73-vjeç, fituesi i çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2021, i intervistuar ekskluzivisht nga gazetarja e RTV Ora e Ora News në Romë, Alba Kepi.

Giorgio Parisi është italiani i 21 që renditet në listën e Nobelistëve e i gjashti fizikant italian i vlerësuar me këtë çmim të rëndësishëm "Nobel për Fizikën".

Ndër motivet e Akademisë suedeze për shkencën citohet  vlerësimi për "kontributin i tij për kuptimin e sistemeve fizike komplekse."

Profesor i Nderit në Universitetin e La Sapienza në Romë, anëtar i National Academy of Sciences në SHBA, zëvendëspresident i Akademisë Lincei, institutit shkencor më antik i Evropës, ka studiuar grimcat elementare, fizikën e mekanikën statistikore, super kompjuterat e sistemet komplekse.

Alba Kepi- Profesor, në një botë të goditur nga pandemia globale. Çfarë po ndodh me shkencën? Çfarë mësoj shkenca nga kjo pandemi e çfarë ka për t'u qortuar?

Nobelisti Giorgio Parisi: Pandemia globale i mësoj shkencës se ka gjëra që duhen studiuar paraprakisht e duhet bërë një përpjekje shumë fortë shkencore për të sistemuar gjërat në këtë drejtim. E problemi është nëse kjo përpjekje do të financohet në mënyrën e duhur nga qeveritë.

Alba Kepi-  Ju rrëfyet se jeni i apasionuar pas valles greke, pra ju pëlqen ta kërceni. Jeni i apasionuar dhe pas kulturës dhe muzikës ballkanike?

Nobelisti Giorgio Parisi; E njoh shumë pak, vërtetë pak kulturën e muzikën ballkanike. Për fat të keq nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri e në vendet e tjera të zonës ballkanike. Por di se ka lidhje të forta mes Greqisë e vendeve kufitare me të si Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria.

Pasioni për vallet greke lindi rastësisht pasi dikush më tha që në qendrën social kulturore Casale di Poderosa merreshin leksione për këto valle. Vallet greke i gjej mjaft çlodhëse e argëtuese. Janë valle grupi, ndjehesh i bashkuar me një grup duke kërcyer. Duke lëvizur nën tingujt e muzikës vlerëson e shijon më shumë muzikën.

Alba Kepi: Profesore, Për qytetarët e thjeshtë, për publikun që po ju dëgjon, e që nuk ka e njeh aq mirë shkencën, ky vlerësim i meritueshëm i juaji, çfarë mund të përmirësoj në të tashmen e të ardhmen e humanizmit?

Nobelisti Giorgio Parisi: Është e vështirë ta shpjegosh e unë shpresoj shumë të sjell këtë rezultat në të mirë të humanizmit. Por për shembull është përdorur shumë në inteligjencën artificiale e në shumë gjëra të tjera. Por le të shohim e të presim. 

Duke marrë një copë letër të thjeshtë, zhubrosur e bërë topth, Nobelisti italian u përpoq të shpjegoj punën e tij shumë vjeçare që e çoi në vlerësim më të madh që merr puna e një shkencëtari. 

"Si varet diametri i këtij topthi të zhubrosur letre nga përmasat e letrës origjinale që u përdor? Një letër tjetër me madhësi tjetër , jep një tjetër madhësi topthi të zhubrosur. E ky është një problem i zgjidhshëm nga fizika e një problem që dikur askush nuk mendonte se kishte të bënte me fizikën. E këtë studim e eksperimentuan më pas studiues të tjerë që kuptuan se sa varej rrezja e këtij topthi nga madhësia e fletës që u përdor. Llogaritja teorike e këtij eksperimenti është një problem akoma i hapur i fizikës. Fizika shpesh studion gjërat që janë infinitisht të imëta, studion çfarë ndodh infinitisht në të gjitha këto grimca, e studion çfarë ndodh infinitisht në kompleksin e tyre. Puna që unë bëra ishte se mora në zgjidhje një problem fizik, hartova ekuacione të reja me teori të re, e një seri ekuacionesh matimatikore që përshkruajnë këtë sistem e vërtetojnë se është një sistem kompleks. Ky studim hapi një dritare, ndezi një dritë për instrumentet matematikore. U deshën 25 vite që matematicienët ekselentë të demonstronin se rezultatet që kisha arritur unë ishin korrekte e u deshën 10 vite të tjera për të arritur një demonstrim më të thjeshtëzuar."