Ndërhyrja për zvogëlimin e të pasmeve i merr jetën 22-vjeçares, arratisen mjekët

Një 22-vjeçare meksikane, ka gjetur vdekjen pasi iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e të pasmëve.

Ajo e bëri ndërhyrjen në një klinike të palicensuar, e për këtë shkak, i gjithë stafi mjekësor është arratisur pas ngjarjes.

Vdekja e Cinthia Lizeth Vega thuhet se u shkaktua nga komplikimet që pësoi 22-vjeçarja.

Departamenti i Shëndetit në Nuevo León zbuloi se klinika kishte leje për të ofruar konsultime të mjekësisë së përgjithshme dhe konsultime private të specializuara, por nuk ishte e autorizuar të kryente asnjë lloj operacioni kirurgjikal.

Babai i saj tha se gjendja e vajzës u përkeqësua pas anestezisë, ndërsa autoritetet janë në pritje të autopsisë së 22-vjeçares./OraNews/

  • Ndërhyrja për zvogëlimin e të pasmeve i merr jetën
     
  •    
    Ndërhyrja për zvogëlimin e të pasmeve i merr jetën