Debati, Sokolaj: A është çështje e sigurisë kombëtare rënia e avionit? Naço: Policia punon përditë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, çështja e rënies së avionit në Vermosh ka shkaktuar debat mes të ftuarve.

Trashgim Sokolaj, Drejtor i Informacionit në televizioni Ora News tha a është çështje e sigurisë kombëtare rënie e tij.

Ndërsa Nasip Naço, Deputet i PS dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë u shpreh e policia e shteti punon përditë dhe duhet të mbështet nga qytetarët.

Sokolaj: A është çështje e sigurisë kombëtare avioni që ra në Vermosh, kulla e Rinasit nuk di gjë, FA nuk di gjë, policia nuk di gjë, avioni nuk ishte i identifikuar.

Naço: Policia e shtetit punon përditë dhe e ka larë me gjak e djersë punën e saj

Sokolaj: Po duhet të ngelë avioni me drogë që ta kapni?

Naço: Policia e shtetit ka edhe mangësitë e veta. Ka nevojë edhe për mbështetjen e qytetarëve.

Hajdarmataj: Nëse nuk punon mirë nuk ka pse të ketë besim policia. Pse nuk thoni se ka një vendim politik për ta mbushur vendin me drogë?