Covid-19/ Nga 11 Tetori, Britania do të njohë certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri

Nga 11 Tetori, Britania e Madhe do të njohë certefikatat e vaksinimit të lëshuara në Shqipëri

Lajmin e ka konfirmuar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

"Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga këtu. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen."- shkruan ai.