Mektrin Motors ekspozon automjetet që janë pjesë e filmit “No time to die”
Në premierën e filmit më të ri të James Bond, “No time to Die”, Mektrin Motoros ekspozoi për qytetarët automjetet që bëjnë pjesë në këtë kryevepër kinematografike.
Çfarë mund të kenë të përbashkët James Bond dhe Mektrin Motors?
Përgjigjja është e thjeshtë, i bën bashkë dashuria për automjetet e fundit, ato të paharrueshmet me të cilat përjetohet çdo aventurë.
Në premierën e filmit më të ri të James Bond, “No time to Die”, Mektrin Motoros ekspozoi për qytetarët automjetet që bëjnë pjesë në këtë kryevepër kinematografike.
"Është një film ku skenat janë të mrekullueshme, ku ka një adrenalinë të pastër dhe ku gjithçka është e larmishme duke pasur parasysh produktet të cilat janë si Land Rover ose Range Rover Sport."
Drejtori Ekzekutiv i Land Rover dhe Jauguar, Reinaldo Krisafi tregon të veçantat e këtyre mjeteve.
"Janë mjete të cilat janë të teknologjisë së fundit. Bëhet fjalë për siguri maksimale në rrugë."
Pavarësisht mbrëmjes me shi, mjetet e "Mektrin Motors" tërhoqën vëmendjen e të ftuarve, të cilët patën mundësi të festonin premierën e filmit “No time to Die” në një ceremoni miqësore.
"Mektrin Motors" është prej 16 vitesh koncesionari më i madh në Shqipëri duke shërbyer si pikë referimi në fushën e automjeteve.


