Sokolaj: Policia nuk ka informacion, nuk e kontrollon dot territorin gjatë operacioneve

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Trashgim Sokolaj, Drejtor i Informacionit në televizioni Ora News u shpreh se njëri nga viktimat në Elbasan ishte, sipas policisë, si një nga vëzhguesit e një vrasjeje 6 muaj më parë.

Ai theksoi se edhe në Lezhë policia shkoi e veshur civile, duke theksuar se policia ka informacion dhe nuk e kontrollon dot territorin.

Sokolaj: Njëri nga viktimat në Elbasan ishte, sipas policisë, si një nga vëzhguesit e një vrasjeje 6 muaj më parë. Kjo tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor në krim. Efiçensa e policisë në identifikimin e këtij personi, më mirë do të ishte që të ishte arrestuar se sa i lirë.

Edhe në Lezhë kanë publikuar pamje që tregojnë efektivët e policisë duke korrur kanabis me veshje civile. Ata kanë pasur një automjet të bardhë, të ngjashme edhe me kriminalistikën, por që nuk ka pasur shenja dalluese tipike të policisë së shtetit. Nga 3 efektivë që kanë marrë pjesë në operacion, vetëm njëri ka pasur një jelek me mbishkrimin “policia”. Edhe autori duhet të ishte në arrest shtëpie.  

Kjo tregon se policia nuk ka informacion. Nuk kontrollon territorin dhe nuk ka zbatuar procedurat standarde për organizmin e një operacioni që duhet të garantojë jetën e efektivëve dhe arrestimi ne peronave që kanë këto parcela.