“Dritë në fund të tunelit” Naço: Një nga arritjet e kësaj qeverie është reforma në drejtësi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Nasip Naço, kryetar i Komisionit të Sigurisë u shpreh se një nga arritjet e kësaj qeverie është reforma në drejtësi.

Ai shtoi se sigurisht që ka edhe defekte edhe mangësi në këtë reformë, por ose do ta linin ashtu sikurse ishte, pa u futur fare në tunel, ose do të futeshin dhe të shihini dritë në fund të tunelit.

Naço: Një nga arritjet e kësaj qeverie është reforma në drejtësi , dhe gjithë atyre që e mbështetën këtë reformë. Unë kam kërkuar nga gjykata e lartë që të jepen sa më shumë vendime unifikuese, sepse në shumë vite kishte dhënë vetëm 5 vendime.

Reforma është bërë me ekspertët më të mirë dhe të huaj dhe gjithë spektri politik në vend e ka votuar. Sigurisht që ka edhe defekte edhe mangësi, por ose do ta linin ashtu sikurse ishte, pa u futur fare në tunel, ose do të futeshim në tunel dhe matanë të shihnim dritë.