A e ka folur me Metën dhe Kryemadhin pasi u bë deputet i PS-së? Ja si përgjigjet Nasip Naço
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Nasip Naço, deputet i PS dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë u shpreh nuk i përgjigj pyetjes nëse ka folur me Metën dhe kryemadhin pasi u bë deputet i PS-së.
Ndërsa lidhur me kabinetin e ri të Ramës, ai tha se është ndër kabinetet më të mira të qeverive në vendin tonë.
Rama: E kemi komunikuar me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin pasi u zgjodhët deputet i PS-së?
Naço: Unë kam qysh nga muajit tetor që jam larguar nga LSI-ja, kurse ju keni pak ditë, dhe keni kontakte më të ngrohta dhe keni informacione më të sigurta.
Rama: A do të donit të ishit pjesë e këtij kabineti dhe si ju duken ministrat e zgjedhur?
Naço: Besoj se është ndër kabinetet më të mira, sepse ata që vijnë japin diçka më shumë se të tjerët. Jam i vlerësuar për detyrën që më është dhënë.

