U kap duke shitur kokainë, në pranga shqiptari në Itali së bashku me gruan, sekuestrohen 42 mijë euro

Policia italiane ka arrestuar një çift, të cilët ishin me precedentë të mëparshëm penal, për trafik droge.

Mediat italiane, bën me dije se në pranga ka rënë,  H. L, 46 vjeç, shtetas shqiptar dhe  C.G, 43-vjeçe, italiane.

Si ra në pranga shqiptari dhe gruaja e tij?

Shqiptari është vënë re nga policia duke ecur nëpër rrugët e qendrës së Cantù,  dhe që po pretendonte që të shkëmbente diçka me një klient tjetër në këmbim të parave.

Në këtë moment oficerët kanë bllokuar burrin ku dhe e kanë kontrolluar. Pas kontrollit atij iu gjetën doza kokaine dhe shumë parash me prerje të ndryshme.

Më pas policia shkoi në banesën e shqiptarit i cili jetonte së bashku me gruan e tij italiane. Kjo e fundit sapo është futur policia në banesë ka tentuar të hedh çantën e saj nga ballkoni.

Efektivët kanë marrë çantën e zonjës ku dhe kanë gjetur drogë 42 mijë euro, si dhe 180 franga zvicerane, që janë sekuestruar.

Më pas policia i ka arrestuar dhe pritet të merret dënimi për çiftin./ Ora News/