Gjyqi ndaj nazistëve, 100-vjeçari përballet me Gjykatën me akuzën e vrasjes masive në Gjermani
Shtatëdhjetë e gjashtë vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një ish-roje kampi përqendrimi ka dalë në gjyq për ndihmën në vrasjen e 3.518 të burgosurve në Sachsenhausen pranë Berlinit.
Josef .S akuzohet për bashkëpunim në të shtënat e të burgosurve sovjetikë të luftës dhe vrasjen e të tjerëve me gaz Zyklon B.
Edhe pse koha po kalon, kriminelët e epokës naziste vijojnë të përballen me drejtësinë dhe Jozef .S është i pandehuri më i vjetër deri më tani që është gjykuar.
Vetëm vitet e fundit, nazistët e rangut më të ulët u nxorën në gjyq.
Dhjetë vjet më parë, dënimi i ish -gardistit John Demjanjuk, krijoi një precedent që u mundësonte prokurorëve të akuzonin njerëzit për ndihmë dhe përkrahje të krimeve naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Deri atëherë, pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në vrasje duhej të vërtetohej.
I identifikuar si Josef S, për shkak të ligjeve gjermane të privatësisë, i pandehuri u çua në një sallë sportive të përshtatur posaçërisht në një burg në Brandenburg an der Havel, ku gjyqi filloi mes masave të rrepta të sigurisë.
Ai arriti në ambientet e jashtme të gjykatës me një karrige me rrota, duke shtrënguar një çantë dhe hyri me ndihmën e një kornize në këmbë.
Josef S ka jetuar në zonën e Brandenburg për vite me radhë, thuhet se është një bravë-ndreqës, dhe nuk ka folur publikisht për gjyqin./OraNews/
