Ky është miliarderi rumun që u shua bashkë me familjen nga rrëzimi i avionit në Itali
Një biznesmen miliarder i pasurive të paluajtshme është një nga viktimat e aksidentit ajror në Milano dje (3 tetor), kur një aeroplan me gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u përplas në një ndërtesë të zbrazët në periferi të San Doneton.
Sipas Daily Mail , të gjithë personat në bordin e avionit të vogël privat u vranë në aksident.
Disa orë më vonë, Rai News italian raportoi se një nga viktimat ishte, Dan Petresku, një agjent shumë i suksesshëm i pasurive të paluajtshme, i cili konsiderohet si "një nga njerëzit më të pasur në Rumani" si dhe pilot i avionit.
Ndërron jetë shqiptari që u qëllua me 4 plumba në Greqi
4 Tetor, 08:08
Gjithashtu të vdekur janë djali 30-vjeçar i miliarderit, Dan Sefan Petrescu, dhe bashkëshortja farnceze e manjatait, 65 vjeç.
Petresku ishte 68 vjeç dhe kishte dy shtetësi (rumune dhe gjermane). Petresku konsiderohej si një prej personave më të pasur në Rumani, pronar supermarketesh dhe galerish tregtare (Metro dhe Real).
Petresku ishte shpërngulur në Gjermani për t’i shpëtuar regjimit të Nicolae Ceausescu, për t’u rikthyer në vendlindje pas vitit 1989.
A small private plane carrying eight people has crashed into a vacant office building in Milan, reportedly killing all on board.
— Sky News (@SkyNews) October 3, 2021
Read more: https://t.co/QcQaoeaC7S pic.twitter.com/LexuHnti2v
Sipas medieve italiane, ai kishte nën kontroll aeroplanin, momentin kur u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e etë personave, përfshirë një fëmijë të vogël.
Për fat të mirë, ndërtesa në të cilën u rrëzua aeroplani i vogël kishte zyra dhe ishte plotësisht bosh në kohën e rrëzimit, përndryshe numri i të vdekurve mund të ishte shumë më i lartë.
Raportimi i 'Corriere della Serra' thotë se familja po udhëtonte për në vilën e tyre në Olbia, Sardenjë, ku nëna 98-vjeçare e Petresku i priste kur ndodhi aksidenti.
Djali i manjatit rumun punonte si studiues në Kanada dhe ishte kthyer në Itali për të pagëzuar fëmijën e një shoku.
Milan #planecrash: Anomaly seen by ATC on radar, and whistle noise heard before plane impacts building. Doubt this guy was skipping maintaining his plane properly. #aviation #Wignerdoc @DTRH_Popeye @IWA2029itstarts https://t.co/KucwYWs0jh @MailOnline
— Christina RadChick Consolo (@radchickyo) October 4, 2021
Shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, të cilin Petresku e kishte blerë në vitin 2015 së bashku me Vova Kon , një ish aksioner të Dinamo Bukureshtit , po hetohen nga autoritetet kompetente italiane.
Aksidenti ndodhi rreth 11 minuta pas ngritjes nga aeroporti i Milanos dhe aktualisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike mbeten të paditura./Ora News/


