Bonuset skandaloze të Bartomeut që fundosën Barcelonën

Pak ditë më parë, vetë Barcelona doli me një deklaratë ku pohoi se në Marsin e kaluar, teknikisht klubi kishte falimentuar për shkak të një menaxhimi katastrofik nga presidenti i mëparshëm, Josep Bartomeu.

Duke u bërë bashkë me pandeminë dhe keqmenaxhimin, Barça duhet thënë që u rrënua, çoi në largimin e lojtarit më të mirë të botës pas shumë vitesh dhe sot Liga Spanjolla ia ka ulur buxhetin e pagave si një klub mesatar në Spanjë.

Nuk është çudi sepse sot, shtypi spanjoll ka zbuluar disa bonuse skandaloze që presidenti Bartomeu ia kishte lejuar disa lojtarëve besnikë, ata që quante shtylla të skuadrës dhe të mendosh që në një vit krize lojtarët merrnin bonuse të tilla është për të ardhur keq.

Në njërën nga kontratat e zbuluara, thuhet se për të qëndruar në klub në sezonin 20-21, futbollisti do të përfitonte 6.7 milionë euro si klauzolë besnikërie. Nëse do të vazhdonte në skuadër edhe sezonin tjetër (2021-2022), do të shpërblehet me 2.8 milionë euro me 5.6 milionë nëse qëndron edhe sezonin e ardhshëm. Gjithë këto shpërblime arrinin në 13. mln Euro pa përfshirë pagën e lojtarit.

Për të vënë duart në kokë ishte bonusi me disa lojtarë për të cilët do të pagueshin 2 mln Euro plus pagën nëse ata do të luanin gjysmën e ndeshjeve të sezonit!.

Jo vetëm kaq por në vitin e fundit të kontratës për këta lojtarë, përqindja e ndeshjeve që duhej të luante ishte ulur me 35% ndaj dhe bonusi përfitohej dukej luajtur edhe vetëm 18 ndeshje në sezon.

Shifra të tilla do të bëjnë zhurmë të madhe në ditit në vijim pasi do të zbulohen edhe emrat e lojtarëve por mund të ketë edhe çudira me pagat e drejtuesve bashkë me bonuset!./Ora News/.