Ndihma për klandestinët zbuloi çiftin nga Konispoli që do trafikonte drogë në Sarandë

Një 30 vjeçar u arrestua nga si drejtues i një grupi kriminal që organizonte dhe financonte kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Xhan të Shkodrës.

Luverdo Kola, ishte në kërkim edhe për një tentativë vrasje në Shtator të vitit të kaluar, ndërsa në momentin kur u vu në pranga u gjet i armatosur me një pistoletë.

Policia ushtroi kontroll në vendin e quajtur “Alavana”, fshati Xhan, ku në banesën Gëzim (Gjin) Çakajt u gjetën 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Por 52 vjeçari në kërkim prej vitit 2018 kur Gjykata e ka dënuar me 4 vite burg i shpëtoi sërish policisë së Shkodrës.

Për procedurë Gëzim (Gjin) Çakajt  tashmë rezulton dy herë i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Tentativa për trafikimin e dy klandestinëve nga dy bashkëshortë në Konispol ka zbuluar se ata ishin të përfshirë edhe në trafikun e drogës.

Në banesë policia u gjeti 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Ndërkohë një 30 vjeçar u arrestua dhe një tjetër person u shpall në kërkim nga policia e Vlorës pasi në bashkëpunim kishin kultivuar drogë në fshatin Mërtiraj, të Selenicës.

/OraNews/