Familja Glazers bën miliona në pak ditë falë Cristiano Ronaldos
Për Kevin dhe Edward Glazer, ia vlente që çke me të blerja e Cristiano Ronaldos nga Manchester United. Dy miliarderët amerikanë mbajnë shumicën e aksioneve të klubit të madh anglez së bashku me vëllezërit e motrat e tyre, por tani po heqin dorë nga tetë përqind të aksioneve.
Ata ofruan një paketë me vlerë rreth 162 milion euro për shitje në Bursën e Nju Jorkut dhe "Guardian" ka llogaritur se këto aksione ishin me vlerë 21.3 milion euro më pak në mëngjesin e 27 gushtit, ditën kur ManUnited nënshkroi me Cristiano Ronaldon për herë të dytë. Që atëherë, vlera e një aksioni është rritur me 1.94 euro.
Tashmë dy aksionerët e Man. United do të përfitojnë 162 mln Euro falë Ronaldos, ku rikthimi i tij rriti çmimin e aksioneve e nëse do ta bënin pa ardhjen e portugezit, do të merrnin 21.3 mln Euro më pak.
Një aferë për dy nga aksionerët e familjes Glazer. Gjithsesi, vetë klubi nuk merr asnjë të ardhur nga shitja e këtyre aksioneve dhe ky është rasti i dytë pas atij në Mars, kur Avram Glazer kishte shitur aksione me vlerë rreth 82 milionë euro.
Tani Glazers mbajnë ende 69 përqind të aksioneve të Djajve të Kuq, tifozët e të cilëve janë pothuajse në “luftë” ndaj tyre për mënyrën e menaxhimit që nga marrja e pronësisë në 2005./Ora News/.
