Merkel e qartë: S’ka datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur të plotësohen kushtet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin BE-Ballkani Perëndimor tha se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës, por ajo nuk e mbështeti dhënien e një date të caktuar këtyre për pranimin e tyre në BE.

Merkel theksoi se nuk beson në caktimin e një date, por në përmbushjen e premtimeve dhe në realizimin e kushteve.

Merkel: Unë nuk e kam mbështetur idenë për t’ua dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një datë të caktuar për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian. Unë me të vërtetë nuk besoj në caktimin e një date, por besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të përmbushen kushtet, pranimi mund të realizohet.

Ajo përmendi edhe shembullin e Malit të Zi, i cili ka shumë kapituj të hapur, duke thënë se mund t’i mbyllë ato brenda pak vitesh.