O “Bud Spencer” i Shqipërisë”, simpatizanti i kujton Berishës mitingjet: Thoje kanë dalë tigrat e Tepelenës dhe Jugut

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme ka mbajtur ‘Foltoren’ e 6 në Gjirokastër, ku numri i simpatizantëve ishte i lartë.

Njëri prej simpatizantëve i ka kujtuar Berishës mitingjet përpara viteve 2000, kur Berisha ndalonte makinën për të takuar 'tigrat' e Tepelenës dhe Jugut, ndërkohë ka shtuar se të gjithë të pranishmit në sallë kërkojnë fitoren e tij.

"Zoti Berisha të përshëndes. Kujtoj vitit kur ne e prisnim dhe ai ndalonte makinën sapo na shikonte dhe thoshte mbaje makinën se kanë dalë tigrat e Tepelenës dhe Jugut. Mirëseerdhe o Sali Ramë Berisha, o “Bud Spencer” i Shqipërisë, o trim. Ne duam të na thuash shumë shpejt do të fitojmë, sepse të gjithë këtu kërkojmë fitore. Të përqafoj o tropojan gjigant."- shprehet ai.