Ju flet Moska - Me Ardi Veliun Rama goditi klanin Xhafa-Veliaj: "Kadri Hazbiu-Ramiz Alia"
Me Ardi Veliun Rama goditi klanin Xhafa-Veliaj: "Kadri Hazbiu-Ramiz Alia" ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Shkresa e dorëheqjes së Ardi Veliut ishte pa shenjat zyrtare, pa kokë e vulë, tregon se ka qenë një shkresë jo e protokolluar. Ka pasur një urdhër të Ramës për shkarkimin e tij. Ardi Veliu nuk u shkarkuar për ato që nuk ka arritur, apo për situatën e drogës e vrasjes. Ai u shkarkuar për gjëra që nuk thuhen.
Për gjëra të tilla RTama tha se nuk do ta shkarkonte edhe sikur të dilnin 500 mijë veta në shesh për protestë. Rama e shkarkoi Veliun se ai ishte duke bashkëpunuar me klanin më të rrezikshme kundërshtar që ka në PS, atë të Veliajt dhe Xhafajt. Xhafaj e propozoi Ardi Veliun.
Këta lidera kur janë në pushtet e shohin veten duke projektuar Enver Hoxhën dhe kundërshtarët e tij, te njerëzit që kanë përreth. Këta ecin me disa shabllone dhe modele. Edi Rama duke e parë veten si Enver Hoxha e sheh Xhafajn si Kadri Azbiun, ndërsa Veliajn si Ramiz Alinë.
Edi Rama do që t’i godasë me një goditje. Në këtë rast Ardi Veliu është Feçorr Shehu. Ish-ministri i Brendshëm Feçorri, pas eliminimit të Mehmet Shehut. Edhe Rama nuk ia ka pasur besimin Veliut, por ka përdorur metodën e Enver Hoxhës.
Veliu u eliminua duke u tallur, aq sa nuk i dhanë as vulën që ta protokollonte dorëheqjen. Ky shkakrkim dhe sjellja për herë të parë në historinë e policisë shqiptare, bëhet drejtues ish-kreu i anti-terrorit. Këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha.
Rama ka frikë nga klani Veliaj-Xhafaj. Në dijeninë time ishte përgatitur sulmi i një bande në shtëpinë e Ramën në Surrel, aty ku ka tunele. Në përfundim të aksionit do të vinte Veliu dhe do të zbulonte arkat me diamante, se po u del emri në off-shore tani.

