Sejko parashikon rritje çmimesh: Rritja ekonomike 17.9%, u rikuperuan humbjet e tërmetit e pandemisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë konferencës së pasdites së sotme, tha se ekonomia i ka rikuperuar humbjet e pësuara për shkak të tërmetit dhe gjatë pandemisë.

Sipas tij, gjatë periudhës prill-qershor 2021, ekonomia e Shqipërisë u zgjerua me 17.9 për qind, duke mbështetur edhe shifrat e publikuar nga INSTAT.

Ai theksoi se kontributin më të madh në rritjen ekonomike e kanë dhënë sektori i ndërtimit si edhe industria, gjë që është pasqyruar edhe në treguesit e papunësisë.

Sejko: Patëm 17.9% rritje ekonomike në 3 mujorin e dytë. Janë rikuperuar tërësisht humbjet e tërmetit dhe pandemisë.  Rritja pasqyroi zgjerim të aktivitetit ndërtues industrial. Rritja e aktivitetit ekonomik ka filluar të pasqyrohet në aktivitetin e punës.  Perspektiva ekonomike mbetet pozitive. Rritja ekonomike do të vijë në vazhdim. Rritja ekonomike përkon edhe me parashikimin e BSH. Rritje ekonomike në 2 muajt në vijim në 7-8%. Këtë vit do kemi rritje të mirë ekonomike pavarësisht krizës energjetike që është paralajmëruar. Më pas do kemi rritje më të ulët.

Ai shtoi se çmimet e lëndëve të para të ushqimeve dhe produkteve kanë njohur në rritje të shpejtë gjatë muajve të fundit.

Sejko: Çmimet e lëndëve të para të ushqimeve dhe produkteve kanë njohur në rritje të shpejtë gjatë muajve të fundit. Projeksionet aktuale flasin për një normalizim të situatës gjatë vitit të ardhshëm. Ecuria e çmimeve të produkteve energjetike vijon të mbetet në vëmendje të bankave në të gjithë botën. Presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje. Kjo rritje vjen edhe nga rritja e pagave dhe punësimeve. Ecuria e inflacionit rrezikohet nga ecuria e çmimeve në tregjet botërore. Rreziqet janë rivendosja e kufizimeve, rimëkëmbje më e ngadaltë e investimeve dhe konsumit si edhe një shtrëngim më i shpejtë I kushteve monetare.  Rritje më e shpejtë dhe më e qëndrueshme në kohë në tregjet botërore. Skenari i fundit po merr rritje të çmimit të naftës dhe gazit në tregje botërore.