Plot me gabime, pa vulë e pa kokë institucioni, shikoni letrën amatore të dorëheqjes së Ardi Veliut

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama i cili shkruan se ka një konsideratë të lartë për Veliun duke e falënderuar këtë të fundit.

Veliu i ka shkruar një dorëheqjen përmes një letre, por nëse shihet letra e dërguar, ajo është plot me gabime drejtshkrimore dhe pa vule e kokë institucioni.

Letra ka vetëm datën dhe firmën e Veliut, por nuk i ngjan aspak një letre zyrtare siç i ka hije një institucioni shtetëror.

Letra e Veliut madje është shkruar me shumë gabime drejtshkrimore dhe pa shkronjën “ë”, duke i ngjasuar më shumë ndonjë letre mes miqsh sepse dy zyrtarëve.

Nuk e dimë nëse ky është komunikimi i zakonshëm mes Ramës dhe Veliut, apo ka qenë nxitimi i rastit i ish-drejtorit të policisë, por letra nuk i ngjason aspak një dokumenti zyrtar shtetëror.