Koka: Ra avioni dhe policia nxiton të justifikojë se nuk ka gjë, këtu shteti ka rënë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se ka rënë avioni dhe gjëja e parë që bën policia, del dhe justifikon se nuk ka gjë në avion.
Ai tha se ndodh kjo kur të gjithë mediat kanë dëshminë e një burri që thotë se ka parë 2 persona që morën disa thasë.
Koka: Ka rënë avioni dhe gjëja e parë që bën policia, del dhe justifikon se nuk ka gjë në avion. Ndërkohë që ke që të gjithë mediat kanë dëshminë e një burri që thotë se ka parë 2 persona që morën disa thasë. Pra, hetimin minimal e bëjnë gazetarët e rretheve, por jo policia.
Kjo nuk është paaftësi, por problemi është urdhri është i ndryshëm sepse e shohin se kryeministri dhe ministri u shërbejnë interesave të vet, ata e kthejnë kokën nga ana tjetër dhe janë edhe bashkëpunëtorë vetë. Mendoj se këtu shteti ka rënë dhe secili është për hesap të vet.

