Ulsi Manja firmos shkarkimin e dy specialist-psikologëve në burgun e Reçit
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka pezulluar nga detyra dy specialistë në burgun e Recit.
Bëhet fjalë për Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.
Ministri Manja e firmosi urdhëron për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre.
Pezullimi i tyre erdhi pas një denoncimi nga një emision investigativ, ku bashkëshortja e njërit prej të dënuarve Martin Tushes, thotë se të dy personat e sipërpërmendur kanë kërkuar para nga i dënuari, në këmbim të disa shërbimeve.
Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove.
Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira për të zhvatur para.
Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.
