Çollaku: Sa kohë ka qenë Veliu në krye të policisë raportet ndërkombëtare ishin ku thërret kiameti

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Basir Çollaku u shpreh se Ardi Veliu ka bërë një punë shumë të mirë sot, duke u larguar ose e kanë larguar.

Sipas tij, sa kohë ka qenë Veliu në krye të policisë të gjitha raportet ndërkombëtare i kemi ku thërret kiamet, për kokainë, heroinë dhe kalim emigrantësh.  

Çollaku: Veliu ka bërë një punë shumë të mirë sot, duke u larguar ose e kanë larguar. Ne kujtojmë deklaratat e Ramë për Saimir Tahirin që thoshte së është më i miri në planet. Por ai më i miri në planet kishte mbushur gjithë Shqipërinë me jeshillëk.

Më i miri tjetër ishte Xhafaj me vëllain trafikant droge. Pra të gjithëve këtyre të më të mirëve u del ndonjë gjë. Edhe me Vetting, Veliut rezultojnë edhe pasuri të pajustifikuara, ndihmë për kalimin e kufirit dhe pasaporta të paligjshme.

Gjithë këto bëma duhet të kishin bërë që Veliut të mos vinte fare në kreu e të policisë, jo të prisnim ne që të dorëheqjes. Të mos harrojmë që e mori me taksi Balilin, apo gazin lotsjellës. Sa kohë ka qenë Veliu në krye të policisë të gjitha raportet ndërkombëtare i kemi ku thërret kiamet, për kokainë, heroinë dhe kalim emigrantësh.