Qyno: Ardi Veliu kishte 3-4 oligarkë që i vinin te shtëpia, e kishte mirë me tarafin e Ramës

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se Veliu kishte 3-4 oligarkë që i vinin te shtëpia, individë që ndërtojnë rreth e qark unazës.

Ai tha se ky është zyrtari i parë që kishte krijuar konflikte me dy ministrat; Sandër Lleshajn që nuk e pyeste fare dhe me Bledi Çuçin,

Qyno: Veliu kishte 3-4 oligarkë që i vinin te shtëpia, këta që ndërtojnë rreth e qark unazës. Ishte ky efektivi që dilte në përgjimet e Ndraghetës që merrte sallamin e derrin. Ky nuk e kishte mirë vetëm me Ramën, por edhe me tarafin e tij që lëvronte lekët.

Ky është zyrtari i parë që kishte krijuar konflikte me dy ministrat; Sandër Lleshajn që nuk e pyeste fare dhe me Çuçin, sepse kishte  linjë direkte me Ramën që e detyroi të jepte dorëheqjen.