Përplasen 2 makina në aksin Milot-Rrëshen, 4 persona dërgohen me urgjencë drejt Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2021, 17:49
Dy makina janë përplasur pasditen e sotme (5 tetor) në aksin Milot-Rrëshen, në Skuraj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55.
Mësohet se mjeti tip "Renault" është përplasur me mjetin tip "Ford."
Si pasojë e aksidentit kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.







/OraNews/
