Basha mbërrin në samitin e PPE, pritet të mbajë fjalimin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2021, 18:01
Kreu i PD Lulzim Basha ka mbërritur në Samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor, i cili ka filluar punimet në orën 16:00.
Lajmin e ka bërë me dije PPE(EPP) në një postim që ka bërë në “instastory”. Faqja ka postuar foto të mbërritjes së liderëve të partive mes të cilëve edhe të kryetarit Basha.
Basha do të ketë edhe një fjalë gjatë këtij Samiti ku marrin pjesë drejtuesit kryesorë politikë, qeverisë dhe presidentë nga e gjithë Europa.
