Ju flet Moska - Nuk ka luftë reale kundër korrupsionit të madh pa luftë kundër offshorëve
Nuk ka luftë reale kundër korrupsionit të madh pa luftë kundër off-shorëve ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Ne kemi ngritur një strukturë të posaçëm për luftën ndaj korrupsionit të quajtur SPAK dhe me këtë strukturë merret posaçërisht edhe ambasada e SHBA-ve. Është quajtur lufta ndaj korrupsionit në vendin tonë si një interes amerikan.
Kur flasim për këtë luftë e kemi fjalën për korrupsionin e lartë. Lufta ndaj korrupsionit është e lidhur me off-shore. Korrupsioni i nivelit të lartë është një bashkëpunim kriminal mes një pushtetari që ka në dorë tendera e punë apo shërbime publike, të cilat sjellin të ardhura dhe i përfiton ai që i merr nga shteti.
Ai që përfiton ia dërgon paratë në off-shore atij që ia ka dhënë tenderin. Off-shoret janë disa banka të vogla të ngritura në disa ishuj të vegjël, në disa shtete ku ruhet sekreti i plotë bankar. Ato nuk tregojnë se kush është depozituesi dhe pronari i aksioneve dhe parave.
Lufta kundër korrupsionit nuk mund të bëhet pa luftën ndaj off-shore, por këto nuk duan t’i luftojnë sepse kanë të ardhurat. Ato duhen luftuar njëlloj si terrorizmi. Si mund të bëhet një luftë e tillë në Shqipëri, kur del ministri në vitin 2017, Arben Ahmetaj, duke thënë se nuk janë të kundërligjshme në Shqipëri.

