Letra drejt Ramës, Veliu shpjegon arsyet: Do tu përkushtohem familjes dhe fëmijëve

Tashmë është zyrtare, Ardi Veliu ka paraqitur dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vendin tonë.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Edi Rama, ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu ka shpjeguar edhe arsye e këtij veprimi.

Në letër, ndër të tjera ai shkruan se është përpjekur për të dhënë më të mirën e tij dhe se ka vendosur që të mos kandidojë për një mandat tjetër.

Sipas Veliut, ai do t’i përkushtohet më shumë familjes dhe fëmijëve të tij që janë në një moshë delikate.

Veliu shton se kjo ka qenë përvoja më e vyer e jetës së tij dhe falënderon Ramën për besimin e dhënë nga kryeministri.

Letra drejt Ramës, Veliu shpjegon arsyet: Do tu përkushtohem familjes