PS rrëzon dekretin e Metës për ligjin e të huajve, PD: Korrupsioni po shpopullon vendin

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, rrëzoi dekretin e presidentit që riktheu për rishqyrtim “Ligjin për të Huajt”. 

Diskutimet mbi ligjin sollën debate në komisioni, ku deputetët e opozitës, kanë theksuar se korrupsioni dhe kriminaliteti po largojnë shqiptarët dhe vendin e tyre po e zënë bangladeshasit.

"Ky ligj nuk bën gjë tjetër veçse në mënyrë sintetikë bën këtë gjë: dëbon shqiptarët dhe sjell skllevërit modernë në Shqipëri. Kaq e thjeshtë është!" tha ALibeja.

"Ky ligj duket qartë pavarësisht se fshihet pas transpozimit të direktivave të BE-së synion plotësimin e boshllëqeve që shkakton largimi masiv i qytetarëve shqiptarë. Alrgimi masiv i qytetarëve shqiptarë vjen për shkak të standardit të jetesës në të cilën kjo qeveri ka kontributin më të madh për ta përkeqësuar," u shpreh Salianji.

Por Ministri i Brendshëm, Bledi çuci, thotë se ky ligj ka si qëllim përmirësimin e mekanizmit të nevojshëm për të lëshuar vizat elektronike online, si dhe lehtëson procedurat për të huajt.

"Në lidhje me emigrantët sigurisht nuk dua të devijojmë debatin, por padiskutim ai mbetet një shqetësim i Shqipërisë, mbetet shqetësim edhe i vendeve më të zhvilluara se Shqipëria. Emigrimi dhe lëvizja e njerëzve nga një vend në një vend tjetër, ky ligj nuk e afekton dhe nuk e prek fare as nga pikëpamja e objektit dhe as nga pikëpamja e impaktit që mund të ketë në këtë fenomen," tha Çuçi. 

Çuçi thotë se  kërkesa për azil të shqiptarëve në BE sipas tij ligji është i fokusuar vetëm  tek  përmirësimi i fushës së të drejtave të të huajve në Shqipëri.