"Me kë më ngatërron mua ti" Stefi Prifti i kthehet gazetarit

Në puntatën e radhës të "Expuls" nga Ronaldo Sharka u diskutua për muzikën shqiptare, se ku po shkon ajo sot. Për të diskutuar për këtë, në studio ishin Vëllezërit korçarë, Enki Braçaj dhe Erik Lloshi.

Pjesë nga debati:

Ronaldo Sharka: Kjo lufta mes brezash... Mos ndoshta për shembull ato thonë që Endri dhe Stefi na kanë zënë festivalet nuk lënë radhë.

Stefi Prifti: Unë i dua shumë të rinjtë dhe i kam mbështetur shumë. Na kemi zënë tregun e club-eve? S'e thamë këtë! Kurrën e kurrës? Mua s'më zë tregun askush madje sikur Michael Jacksoj të ngjallet. Më kë më ngatërron ti mua?