Video/ Tottenham kthehet te fitorja në Premier, mposht 2-1 Aston Villan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2021, 17:06
Pas tre humbjeve radhazi, Tottenham rikthehet te fitorja dhe ajo që ka më shumë rëndësi rigjen qetësinë e humbur. Harry Kane me shokë triumfuan në shtëpi 2-1 ndaj Aston Villas, një ekip që një javë më parë mposhti Man. United dhe që sot i hapi shumë punë skuadrës së Nuno Espirito.
Pierre Hjojbjerg kaloi i pari në avantazh vendasit ndërsa Watkins barazoi në 67’ por ishte Lucas Moura që në 71’ bëri të shpërthente stadium Tottenham Arena.
Me këtë fitore, Tottenham vihet në shina drejt Europës ndërsa në sfidat e tjera, West Ham pësoi një humbje të papritur në shtëpi me Brentford ndërsa Palace barazoi 2-2 me Leicester City./Ora News/.
