Video/ Mihajloviç leksion Sarrit, Bologna dominon 3-0 Lazion

 

Një Lazio e përgjumur pëson një humbje të thellë 3-0 në mesditë nga Bologna e Mihajloviç. Skuadra vendase i dha një mësim të mire bardhekaltërve që vinin nga dy fitore të rëndësishme në derbi dhe në Europa League por sot ishin një zhgënjim total.

Me dy gola të shpejtë nga Barrow në 14’ dhe Theate në 17’, Bologna shokoi Lazion që nuk arriti të reagonte dhe në pjesën e dytë u pa një skuadër e nervozuar.

Me Muriq e Hysaj në fushë por pa Immobile, Sarri nuk diti të gjente mënyra për të ndryshuar situatën dhe Hickey në 68’ vulosi rezultatin final 3-0./Ora News/.