Aksidentet me vdekje në Fier, 1 i vdekur dhe një i plagosur në 24 orë
Agim Braka 50 vjeç ka mbetur i vdekur në një aksident në Fier. 50 vjeçari ishte duke ecur në rrugë, teksa është përplasur nga një motor, i cili drejtohej nga Shkëlqim Kondi 66-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:40 të mbrëmjes së të premtes, ndërsa edhe drejtuesi i motorit është lënduar rëndë dhe është dërguar në spital për mjekim.
Gjithashtu në aksin rrugor Lushnje-Fier është arrestuar shoferi Elgert Stafa 35-vjeç pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Dh.A., 58 vjeç, banues në Lushnjë, i cili po lëvizte me biçikletë ndërsa ky i fundit është dërgur në spital.
Gjatë muajve janar - gusht të këtij viti në Fier kanë ndodhur 84 aksidente me 21 viktima, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë u shënuan 57 aksidente me 15 viktima.
Ndërkohë Policia e shtetit ka lajmëruar se gjatë javës që sapo lamë pas janë evidentuar dhe ndëshkuar me gjoba 5345 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Po gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, dhe janë pezulluar 220 leje drejtimi./Ora News/
KFOR-i do të qëndrojë për dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak
2 Tetor, 11:55


