Drejtorët e shkollave dalin në punë të shtunë e të dielë. Nga e hëna mësimi 45 minuta
Këtë të shtunë dhe të dielë, drejtuesit e shkollave janë paraqitur në punë për të organizuar edhe një herë oraret e nxënësve pas vendimit të ministrisë për orët e plota.
Mësimi do ti rikthehet normalitetit me 45 minuta dhe me pushimin e gjatë mes orëve, por këtë herë me masa edhe me të shtuara anticovid.
Turni i dytë do të nis në orën 13:00 dhe do te perfundoj në 17:00
Maksimumi të dielën paradite prindërit do të njoftohen për orari e mësimit të fëmijëve.
Shqetësim i prindërve është numri i lartë i nxënësve në klasa, kjo e ndikuar edhe nga shkollat e dëmtuara nga tërmeti që nuk janë rindërtuar ende.
Siç e ka thënë dhe ministrja, projekti i rindërtimit ka 151 shkolla (përfshirë dhe kopshte) dhe deri tani janë përfunduar 68 prej tyre.
Numri i lartë i nxënësve është në raport të zhdrejtë me numrin e mësuesve.

