Kapet gomonia me 15 klandestinë në portin e Vlorës, dyshohet se janë sirianë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2021, 10:00
Pesëmbëdhjetë klandestinë janë kapur disa milje larg portit te Vlorës në tentativën për tu larguar drejt Italisë dhe vendeve të BE-së.
Policia ka ndaluar gomonen me klandestinë disa milje larg bregut të detit. Ata pritet të merren në pyetje në komisariatin e Vlorës.
Klandestinët në foto ndodhen tek Gjiri i Bristanit. Ata janë kapur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm nga Delta Forcë dhe dyshohet se janë shtetas sirianë.

Emigrantët e kapur sot në Vlorë
Mendohet se një gomone i ka çuar klandestinët tek Gjiri i Bristanit. Drejtuesi i gomones i ka lënë të prisnin deri ku të errësohej, për t'i transportuar më pas drejtë Italisë.
Dyshohet se klandestinët kanë ecur në këmbë nga mali deri tek Gjiri i Bristanit.

Emigrantët e kapur sot në Vlorë

Emigrantët e kapur sot në Vlorë
Emigrantët e kapur sot në Vlorë