Po vjen tetori, astrologia Meri Gjini tregon çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Astrologia, Meri Gjini, foli në studion e "Ditë e Re" për parashikimin e horoskopit për muajin tetor. Astrologia theksoi se ky muaj do të jetë intensiv dhe i zhurmshëm.

Këshilla e astrologes për muajin tetor për të gjitha shenjat e zodiakut është  të mendohen 2 herë para çdo vendimin, sidomos në firmosjen e kontratave.

Dashi

Keni mundësi për të projketuar punë apo bashkëpunime të mira dhe të mbara. Duhet t'i kushtoni vëmendje dhe kujdes familjes.

Demi

Uluni dhe diskutojini gjërat, sepse ka bisedime të reja. Duhet të tregoni kujdes në komunikim.

Binjakët

Binjakëve u duhet një strategji e caktuar për punën.  Nëse doni të shfrytëzoni periudhën që ju vjen dhe nëse dëshironi sukses në karrierë , duhet të jeni jenë strategjik, nuk ka vend për spontanitet.

Gaforrja

Plani i zhvillimet personal dhe familjar do jetë i qartë. Ky muaj do të japë mundësi shumë të mira në dashuri.

Luani

Duhet të menaxhoni mirë përgjegjësitë e mëdha në çështjet e familjes. Duhet të kontrolloni mirë investimet dhe paratë.  Kujdes me tonacionet e larta kur flisni.

Virgjëresha

Duhet të gjeni guximin të riskoni për sa i përket karrierës. Qendroni afër miqve për të pasur zhvillime të mira në punë.

Peshorja

Ju që merreni me artin keni  mundësinë më të mirë për të dominuar. Vendimet afatgjata mendojini 2 herë. Është periudhë që mund të hidhen hapa shumë të rëndësishëm. Qendroni larg alkoolit dhe timonit.

Akrepi

E nisni muajin tetor me zgjidhje të rëndësishme praktike dhe profesionale. Dashuria do të ketë ngjyra të qeta paqësore këtë muaj.  

Shigjetari

Është muaj për personat strategë. Hapat e rëndësishme merrini pas datës 18.

Bricjapi

Duhet të kontrolloni tonacionin dhe nervat. Koha e   tepërt duhet tu dedikohet familjes dhe partnerit. Do të shtohen punët, koha e lirë minimizohet.

Ujori

Do të vazhdojnë luhatjet e humorit. Keni një formë pasigurie për sa i përket parave.

Peshqit

Keqkuptimet do jenë prezente gjatë këtij muaji. Zgjidhni problemet para se të dalin nga kontrolli. Kujdesuni për fizikun tuaj./Ora News/