"Ndikimi i fotove të Instagramit", grimierja: Vajzat shqiptare preferojnë make up in e ekzagjeruar
Një pjesë e konsiderueshme e vajzave dhe grave shqiptare preferojnë grimin e rënduar, me sy dhe flokë të rënduar, të ashtuquajturin 'makeu up arab', thotë grimierja, Rudia Çeka në emisionin Ditë e Re.
Sipas grimieres fotot dhe videot e Instagramit kanë ndikuar në preferencat e femrave shqiptare, për sa i përket make up-it.
Megjithatë ajo thotë se shumë gra preferojnë stilin perëndimor, grimin e thjeshtë dhe natyral.
Rudia Çeka: "Një pjesë e konsiderueshme e vajzave dhe grave shqiptare ndjekin trendin arabik. Trendi arab është një look (stilim pamje) që ka të bëjë me flokë dhe e sy të rënduar. Nuk them të gjitha, por një pjesë e mirë e preferojnë.
Pjesa e eyeliner (peneli i syve) është e ekzagjëruar, larg natyralitetit. Për këtë ka ndikuar shumë pjesa e fotove në Instagram. Dëshirojnë të kenë look të ekzagjëruar.
Është dhe një pjesë tjetër që preferojnë make up perëndimor, nuk duan të dalin nga natyra e tyre."
Grimierja zbulon gjithashtu trendin e make up it për vjeshtë dimër 2021-2022.
Rudia Çeka: "Trendi i vjeshtës është goxha i guximshëm si te flokët ashtu edhe te make up. Make up duhet ta përshtatësh me ambientin ku ti shkon. Unë jam te natyralja, sepse ajo është e pastër dhe shkon me gjithçka."/Ora News/


