Ata komunikojnë me alfabetin mors, radioamatorët shqiptarë të 3-të në Evropë dhe të 6-të në botë

A e dini që në Shqipëri zhvillohet sporti i Radioamatorizmit. Eshtë sporti që merret me alfabetin mors. Si fillim në Shqipëri u krijua që në 1952.

Tashmë për këtë sport është krijuar një federatë e cila po përfaqëson denjësisht Shqipërinë në kampionate, madje janë dhe fitues të disa çmimeve.

Në studion e "Jeto me Orën" sot në RTV Ora ishin të ftuar Kujtim Çela sportist, Fatos Demeti Sekretari i Federatës së radioamatorëve dhe Drini Dervishi trajner.

Dervishi, shprehet se në gjimnaz të Elbasanit ka krijuar grupin radioamatorëve, teksa shton se kanë dhënë dhënë rezultate të shkëlqyera.

Më tej shprehet se ekipi i tyre ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare, dhe deri më tani janë në vendin e tretë të Evropës dhe i gjashti në botë.

Drini Dervishi: Në gjimnazin tim ka bërë grupin e radios dhe kam riaktivizuar sportiste të vjetra dhe jam munduar që ta transmetojë tek brezi i ardhshëm. Na kanë nderuar. Në këto 6 vite ne jemi marrë në moshat 15 vjeç e lartë. Rezultatet nuk janë të këqija, duke marrë pjesë në tre botërorë dhe evropian. Askush tjetër në Shqipëri nuk ka marrë pjesë në gara të tilla. Ne jemi në vendin e tretë në Evropë dhe të 6 në botë. Flasim si ekip.