Dedektivja: Duhen 7 - 10 ditë për të zbuluar tradhtinë, më shumë kërkesa ka nga gratë

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, detektivja ka treguar se si i zbulojnë tradhtitë.

Ajo thotë se detektivët e nisin punën pasi në zyrën e tyre u shkojnë bashkëshortë apo bashkëshortë që kërkojnë të zbulojnë tradhtinë

Ana Kallaku: Si zbulohet tradhtia?

Detektivja: Nuk e bëjmë pjesën e përndjekjes, bëjmë vetëm vëzhgim. Bashkëshorti/ja paraqitet pranë zyrave të detektive dhe kërkon një shërbim dhe në këtë mënyrë studiojmë çështjen ku dhe zbulojmë tradhtinë.

Më tej shton se tradhtinë mund ta zbulojnë brenda 10 ditësh.

Detektivja: Zbulimin mund ta bëjmë nga 7-deri në 10 ditë. Më shumë kërkesa ka nga femrat.