Aleks Seitaj rrëfen si e kaloi bullizmin: Jam me fat, personat që bullizojnë kanë probleme në familje

Aleks Seitaj, i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, shprehet se është me fat që ka arritur të kalojë bullizmin.

Ai shprehet se ka qenë familja ajo që e ka mbështetur ndërsa shton se është hasur me një sërë vështirësish.

Aleks Seitaj; Unë jam me fat që arrita të kaloj peripecitë e mija. Jam me fat që jam rritur në një familje të shkëlqyer. Shumë fëmijë nuk mund të flasin me prindërit sepse kanë frikë se mund të paragjykohen nga ana tjetër. Zakonisht personat që bullizojnë kanë probleme shumë të mëdha në familje. Thelbi është familja.