‘2 vite në ajër’, Biçaku: Kam bërë 4 mijë fluturime, 70 mijë persona kanë udhëtuar me mua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2021, 19:29
Piloti shqiptar, Alban Biçaku, kapiten tek ‘Airbus 320’ i kompanisë ‘Fly Nas’ në Arabinë Saudite, i ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, ka treguar se ka kryer rreth 4 mijë fluturime.
36-vjeçari, shprehet se ka që dy vite që bën udhëtime, teksa shton se me të kanë udhëtuar rreth 70 mijë pasagjerë.
Alban Biçaku: Kam bërë 7 mijë orë fluturime. Janë rreth 3- 4 mijë fluturime. Kam gati dy vite në ajër. 70 mijë pasagjer kanë udhëtuar me mua deri më tani. Vitin e fundit nuk ka pasur shumë pak fluturime për shkak të Covid-19.
