Foto/ Vajza e Xhorxh Bush bëhet nënë për herë të parë

Barbara Bush, vajza e ish -presidentit amerikan, Xhorxh Bush, është bërë  nënë për herë të parë.

Barbara dhe burri i saj Craig Coin i vendosën vajzës, emrin Cora - Georgia.

"Laura dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë ardhjen e mbesës sonë në jetë," tha Xhorxh Bush.

Foto/ Vajza e Xhorxh Bush bëhet nënë për herë të

"Barbara lindi Cora-Georgia në Maine. Foshnja është e shëndetshme dhe e lezetshme. Laura dhe unë jemi krenarë dhe mirënjohës," tha ish -presidenti amerikan.

Lajmi për lindjen e anëtarit të ri të familjes Bush erdhi si një surprizë pasi askush nuk e dinte që 39-vjeçarja Barbara ishte shtatzënë. Motra binjake e Barbara, Jenna, e ndau ngjarjen në mediet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jenna Bush Hager (@jennabhager)