Fitues i vendit të dytë në kampionatin Europian të radioamatorëve, Çela: Kam filluar ta ushtrojë sportin në 1972
A e dini që në Shqipëri zhvillohet sporti i Radioamatorizmit. Eshtë sporti që merret me alfabetin mors. Si fillim në Shqipëri u krijua që në 1952.
Tashmë për këtë sport është krijuar një federatë e cila po përfaqëson denjësisht Shqipërinë në kampionate, madje janë dhe fitues të disa çmimeve.
Në studion e "Jeto me Orën" sot në RTV Ora ishin të ftuar Kujtim Çela sportist, Fatos Demeti Sekretari i Federatës së radioamatorëve dhe Drini Dervishi trajner.
Çela, është shprehur se e ushtron këtë profesion që prej vitit 1972. Ai thotë se në vitin 1997, sporti i radioamatorëve u shua, por që rinisi më pas në vitin 2015.
“Unë e kam fillesën në vitin ’72 dhe ka shumë vite që e ushtrojë këtë sport. Por pas vitit ‘97 gjithçka u shua dhe rifilloi në vitin 2015. Kemi shkuar më pas në Ohër ku dhe pamë se si zhvillohen garat. Pastaj realizuam një grup që dha rezultate të mira."- u shpreh ai.
