Krah njëri-tjetrit të buzëqeshur, Ilva Tare feston ditëlindjen e të birit në SHBA, fotos i bashkohet edhe Eduart Selami

Prej disa muajsh, gazetarja e njohur Ilva Tare ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetarja Ilva Tare, prej disa kohësh ka lënë Shqipërinë dhe është zhvendosur në SHBA. Tare së bashku me bashkëshortin ish-kryetarin e Partisë Demokratike Eduard Selami dhe dy fëmijët e saj, duket se kanë nisur një jetë të re, pasi herë pas herë publikojnë foto nga jeta e tyre private.

Ndërkohë ditën e sotme djali tyre Tomas feston ditëlindjen e katërt dhe këtë e ka bërë vetë të ditur gazetarja në një postim që ka ndarë në rrjetet sociale.

Siç duket në fotot e publikuara ata kanë zgjedhur që ditëlindjen e të voglit ta festojnë brenda ambienteve të shtëpisë.

Çifti së bashku me djalin dhe vajzën janë shfaqur krah njëri-tjetrit duke buzëqeshur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilva Tare (@ilva_tare)