Aktori me origjinë shqiptare i jep fund lidhjes me prezantuesen italiane, ja çfarë thotë ish e dashura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2021, 09:28
Bukuroshja italiane, Diletta Leotta, ka konfirmuar ndarjen nga aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman.
E ftuar në një emision mbrëmjeje në Itali, Diletta e cilësoi marrëdhënien e saj me Can Yaman si një "histori të bukur, një dashuri të vërtetë në shikim të parë, një përrallë që u ndërpre shumë shpejt".
Edhe pse i kanë ndarë rrugët mes tyre, ajo thotë se vazhdon të jetë ende e dashuruar me të.
“Nuk është një moment i lehtë. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dashuria dhe jeta janë të paparashikueshme."
Aktori turk me origjinë shqiptare propozoi prezantuesen italiane, shkurtin e kaluar, me një unazë me vlerë 40,000 euro.
