Demeti rrëfen vështirësitë e krijimit të klubit të radioamatorëve: Garat ishin të forta, s’kishim besim
A e dini që në Shqipëri zhvillohet sporti i Radioamatorizmit. Eshtë sporti që merret me alfabetin mors. Si fillim në Shqipëri u krijua që në 1952.
Tashmë për këtë sport është krijuar një federatë e cila po përfaqëson denjësisht Shqipërinë në kampionate, madje janë dhe fitues të disa çmimeve.
Në studion e "Jeto me Orën" sot në RTV Ora ishin të ftuar Kujtim Çela sportist, Fatos Demeti Sekretari i Federatës së radioamatorëve dhe Drini Dervishi trajner.
Demeti ka rrëfyer vështirësitë e krijimit të klubit të radioamatorëve. Ai shprehet se ishte shumë vështirë krijimit të klubit, por megjithatë ia arritën që të ia dalin.
Fatos Demeti: Sporti i radioamatorizmit i ka rrënjët e thella. Në vitin 1997 u zhduk fare. Garat kanë qenë shumë të forta, kanë qenë njësoj si gjithë sportet e tjera. Pas 97 deri në 2015 kishte një qetësi, nuk pati fonde. Kështu që ne na u desh të bënim një riorganizim. Në morëm vesh se zhvilloheshin gara ndërkombëtare, ballkanike.
Kështu që ne u mblodhëm dhe u riorganizuam federatën, ishte shumë e vështirë sepse ishte mosbesimi në mes. Unë para se të mbledh grupin shkova në Serbi për të parë se si zhvilloheshin garat. Hap pas hapi bëmë lëvizjet tona. Kemi ecur 7-8 vende lart.
