Biçaku: Po pres ofertën e qeverisë shqiptare, ja kushti që më ka vendosur gruaja
Piloti shqiptar, Alban Biçaku, kapiten tek ‘Airbus 320’ i kompanisë ‘Fly Nas’ në Arabinë Saudite, i ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, thotë se po pret ofertën nga qeveria shqiptare për të punuar në fushën e aviacionit.
36-vjeçari, tha se në takimin online që bën me Kryeministrin Edi Rama, ishin 50 kandidatë, që kërkonin të punonin në fushën e aviacionit, ku dy prej tyre tashmë kanë filluar punë.
Më tej ai ka treguar kushtin që i ka vendosur bashkëshortja.
Alban Biçaku: Nuk ka pasur shumë zhvillime. Pasi dola unë dolën edhe disa pilot të tjerë shqiptar që unë nuk i njihja. Sot ka në ‘Air Albania’ ka dy pilot shqiptarë. Aty ishin gati 50 kandidatë. Shpresojë të bëhet diçka. Unë jam i gatshëm të ndihmojë në fushën e aviacionit. Bashkëshortja më ka vënë kusht, ose do vish ti në Tiranë ose do vij ajo në Suedi.
