Arrestohet 20-vjeçari në Lushnje, dyshohet se kanosi me thikë nënën e tij

Një 20 vjeçar në Lushnje, i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia.

"Shtetasi M.V, 20 vjeç banues në Lushnje dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë(thikë) nënën e tij," informon policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./OraNews/