Videomesazhi surprizë i dy vajzave dhe nipit të vogël Matias për Defrim Methasanin, emocionet në studio
Gazetari i sportit Defrim Methasani, i ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, është emocionuar nga video mesazhi që i kanë bërë vajzat.
Methasani është babai i tre vajzave.
“Përshëndetje babi. E di që ky video mesazh është një surprizë e bukur për ty. Kuptuam që jeta dhe shëndeti janë një vlerë e paçmuar. Ke ditur të jesh një prind model, një prind i përkushtuar, një baba shumë i mirë dhe shpresoj që gjatë gjithë hapave të jetë të bëjmë të ndihesh krenar për zgjedhjet tona, dhe arritjet tona. Urojmë që të jetosh gjatë për të shijuar arritjet dhe gëzimet tona në jetë.”
“Përshëndetje gjyshi, ne duam të bëjmë një surprizë shumë të bukur sot, dhe të falenderojmë për të gjithë dashurinë që na fal. Faleminderit që je një nga njerëzit më pozitiv në jetën tonë. Matias dhe unë të duam shumë.”- shprehen vajzat.
Ndërkohë Methasani pasi ka dëgjuar video mesazhin, shprehet se ishte një surprizë e bukur.
Methasani: Ishte surprizë shumë e bukur. Në të tilla raste njeriu bëhet i dobët.
